Flash News

KRYESORE

Fotot/ Kjo është Ina Nuka, efektivja 24-vjeçare që u plagos në protestë

Politiko.al ka siguruar fotot e efektives Ina Nuka që mbeti e plagosur në protestën e banorëve të Astirit.

Burime jo zyrtare bëjnë me dije për Politiko.al se Nuka është  efektive e forcave ‘Shqiponja’ në komisariatin Nr. 3. Raportohet se efektivja ka humbur gishtat e njërës dorë. Po ashtu një tjetër efektiv raportohet se ka humbur dëgjimin ndërsa kanë mbetur të plagosur 10 të tjerë.

Edhe disa banorët të “Astirit” kanë mbetur të plagosur, por nuk dihet një numër i saktë i tyre. Sa i përket qytetarëve të plagosur, policia nuk ka dhënë ende asnjë informacion.

Banorët e “Unazës së Re” u përpoqën që të thyenin kordonin e policisë dhe të hynin brenda sallës së Kuvendit, aty ku ndodheshin deputetët e PS dhe ministrat e qeverisë. Ata po protestojnë prej 20 ditësh kundër planit që parashikon shembjen e banesave dhe bizneseve të tyre, ndërkohë që qeveria u ka mbyllur çdo derë për komunikim dhe negociata.

Të fundit