Flash News

KRYESORE

FOTOT/ Kosova dërgon të tjera ndihma, këtë herë për ndërtimin e urave

Kosova ka dërguar të tjera ndihma për Shqipërinë për përballimin e dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet. Pas ndihmave për fermerët, këtë herë nga Kosova kanë mbërritur materiale për ndërtimin e urave.

“Ndihma me elementë e materiale për 90m ura "bailey" nga #Kosova, jo vetëm është e çmuar, por vjen në kohën e duhur, kur nga përmbytjet e fundit janë dëmtuar 65 ura në të gjithë vendin. Faleminderit FSK”, shkruan ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka në rrjetin social Facebook.

Si pasojë e motit të keq në vend u dëmtuan 65 ura.

Të fundit