Flash News

KRYESORE

Fotot/ Kryeministria rrethohet nga makina antike luksoze

Sot Kryeministria është rrethuar nga makina antike luksoze në kuadër të projektit “Retro Publik”, i drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Shqiptar.

Ndryshe nga herë të tjera kur kryeministria ka qenë e rrethuar nga protestues që kërkon largimin e Edi Ramës, sot makinat nga “Rolls Royce” deri tek “Mercedezet” kanë rrethuar godinën, duke tërhequr vëmendjen e kalimtarëve.

Projekti në fjalë ka për synim që të nxisë zhvillimin e një debati publik dhe të përmirësojë legjislacionin shqiptar për koleksionistët dhe restauratorët e makinave antike.

Të fundit