Fotot/ Kush është ‘molla e sherrit’, gruaja për të cilën u vra ish i dashuri dhe u plagos një efektiv policie në Kavajë

Ngjarja që tronditi mbrëmë Kavajën erdh si shkak i përplasjeve prej xhelozisë për ish të dashurën.

Viktima Dritan Haxholli kishte shkuar në banesën e ish të dashurës Marsida Qatja për t’u sqaruar, por aty ka qenë i pranishëm edhe Bledar Toci, Shefi i Sigurisë së Brendshme pranë burgut të Durrësit.

Dritan Haxholli, viktima
Bledar Toci

Pasi janë konfliktuar mes tyre, viktima e ka qëlluar efektivin me armë zjarri, ndërsa ky i fundit në kushtet e vetëmbrojtjes i është përgjigjur po ashtu me armë, duke e lënë të vdekur në vend.

Por, kush është gruaja që u bë ‘mollë sherri’ për vrasjen e Haxhollit dhe plagosjen e efektivit.

Ajo është Marsiqa Qatja dhe nga fotot që publikonte në rrjetet sociale ka një agjenci udhëtimesh.

Ajo ka deklaruar në polici se me viktimën ka patur një lidhje dashurie, por Haxholli nuk e pranonte ndarjen dhe se nuk e linte të qetë.