Flash News

KRYESORE

Fotot/ Kush ishin çifti që humbën jetën në aksidentin e Fierit

Një makinë doli nga rruga mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Levan-Tepelenë dhe për pasojë tre persona humbën jetën.

Viktimat janë Fisnik Murataj, 32 vjeç, ishte shoferi, Agustin Xhaxhaj, 30 vjeç dhe viktima e trete është Nazia Aham, 34 vjeç, e fejuara e Fisnik Murajtaj, shtetase franceze.

Foto e mëposhtme janë dy prej viktimave, Fisnik Murataj dhe shtetasja franceze Nazia Aham. Gjithashtu në foto është makina e cila u rrëzua në kanal.

Njoftimi policisë

Fier

Informacion paraprak

Në datën 09.04.2018, rreth orës 08:10, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Varibop, në kanalin me ujë në anë të rrugës është gjetur i rrëzuar një mjet tip “Suzuki” me targa IHZ 1755.

Për pasojë janë mbytur shtetasit F.M, 32 vjeç; A.M, 30 vjeç si dhe shtetasja N.A, 34 vjeçe.

Paraprakisht dyshohet se mjeti ka dalë jashtë rruge gjatë natës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

Të fundit