Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier, shoqërohet shoferi 20-vjeçar
Miratohet raporti, Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshillin e Evropës
Gjekmarkaj letër Gjykatës së Apelit: Kthejini legalitetin Partisë Demokratike dhe opozitës
Publikohet data kur do të performojë Shqipëria në Euovision
Fotot/ ‘Lufta e ftohtë’ mes socialistëve dhe kryebashkiakes së Sarandës. Rama e shmangu, bashkia e bojkoton
Ditën e premte kryeministri Edi Rama ishte në Sarandë. Pas dëgjesës publike të zhvilluar në bashkinë Finiq, kreu i qeverisë udhëtoi drejt Sarandës ku zhvilloi dy aktivitete, inspektimi i rrugës hyrëse në qytet si dhe takimin me ‘SMILE ALBANIA’ e cila është vendosur në portin e Sarandës dhe shërben për të informuar turistët që mbërrijnë në vendin tonë. Të dyja këto aktivitete u transmetuan edhe në ERTV.
Por ajo që bën përshtypje është raporti mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetares së bashkisë së Sarandës, Floriana Koka, e zgjedhur nga radhët e socialistëve. Në aktivitetin e parë, atë të inspektimit të rrugës hyrëse, kryebashkiakja shfaqet fare pak në videon e publikuar në ERTV teksa është ministri Gjikunit ai që flet për investimin e bërë. Ndërkohë, në aktivitetin tjetër, atë të mbajtur në Port, kryebashkikja nuk shfaqet në asnjë moment edhe pse është ajo e ‘zonja e shtëpisë’.
Edhe deputeti socialist i Sarandës, Alket Hyseni, në bllokun e fotove që ka publikuar në rrjetin social Facebook sa i takon vizitës së Ramës në Sarandës, ka vendosur ta ‘bojkotojë’ kryebashkiaken duke mos e shfaqur në asnjë foto.
Nga ana e saj, edhe kryebashkiakja Koka duket se ka vendosur të hakmerret pikërisht ndaj kësaj sjelljeje. Faqja e Bashkisë së Sarandës, në rrjetin social Facebook, nuk ka shpërndarë asnjë prej aktiviteteve që Rama zhvilloi në Sarandë të premten. (Gjiknuri dhe Hyseni i kanë shpërndarë në profilet e tyre)
Në radhët e socialistëve të Sarandës flitet prej kohësh për një ftohje të raporteve mes qendrës së PS-së dhe kryebashkiakes Koka. Kjo e fundit është etiketuar gjithmonë si ‘njeriu i Kokëdhimës’ dhe pas përjashtimit të tij nga PS zërat që e shohin kryebashkiaken larg kandidimit për një mandat të dytë janë shtuar ndjeshëm. Po kështu, edhe raportet mes Kokës dhe deputetit Hyseni kanë qenë gjithmonë të tendosura që prej fushatës dhe kjo ka bërë që edhe socialistët e Sarandës të ndahen në dy kampe. Hysni shihet si zëri zyrtar i PS-së në Sarandë ndërsa Koka si ‘armikja’.
Foto nga vizita e Ramës në Sarandë
Faqja e Bashkisë së Sarandës