Flash News

KRYESORE

Fotot/ Me taksat e qytetarëve të Tiranës, Veliaj rikonstrukton selinë e PS-së

Prej disa ditësh, përreth sheshit ‘Skënderbej’ janë duke u zhvilluar punimet në vijim të plotësimit të projektit për sheshin qendror të kryeqytetit. Punime po zhvillohen edhe në rrugën para selisë së Partisë Socialiste.

Ndërkohë, ditën e sotme, punonjës të firmës private, e cila po merret me rikualifikimin e zonës përreth sheshit, kanë shembur edhe murin rrethues të selisë së PS-së, çka të le të kuptosh se rikonstruksioni do të shtrihet edhe tek sheshi para godinës së PS-së.

Por pikëpyetja ka të bëjë me financimin. Para godinës së PS-së nuk ka asnjë tabelë që të njoftojë nisjen e punimeve, çka ngre dyshime se taksat e banorëve të kryeqytetit po shkojnë jo vetëm për rikualifikimin e sheshit por edhe për rikonstruksionin e selisë së PS-së.

Një situatë e ngjashme ndodhi edhe në shtator të 2013-ës. Sapo hyri në godinën e kryeministrisë, Rama nisi rikonstruksionin e disa ambienteve të saj. Ndryshime godinës ju bënë edhe në pjesën e jashtme ku u hoq gardhi rrethues ndërsa u vendos edhe një strehë në pjesën hyrës të godinës nga ana e Bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’. Për të gjitha këto, nuk është bërë e ditur asnjëherë fatura e investimeve dhe kush i sponsorizoi ato./Politiko.al

 

Të fundit