Flash News

KRYESORE

Fotot/ Miliarderi blen shtëpinë më të shtrenjtë në historinë e SHBA-ve

Miliarderi Ken Griffin ka blerë shtëpinë më të shtrenjtë në historinë e SHBA-ve kundrejt 238 milionë dollarëve.

Apartament ndodhet në ndërtesën “220 Central South Building” në Manhatan. Apartamenti shkon në katër kate, dhe ka pamje nga parku më i famshëm i Nju Jorkut, Central Park.

50-vjeçari Griffin është themeluesi i fondit të investimeve “Citadel”. Kjo është prona e dytë me vlerë “të çmendur” që ai blen brenda javës. Të hënën, në media u bë publike blerja e shtëpisë 124 milionë dollarëshe pranë pallatit Buckingham Palace, në Londër.

Ai ka blerë një tjetër apartament të shtrenjtë në Majemi, për 60 milionë dollarë, në vitin 2015, e një në Çikago për 59 milionë dollarë.

Të fundit