Fotot/ Në Parkun e Liqenit Artificial do ketë një memorial kushtuar viktimave të Holokaustit

Në Parkun e Liqenit Artificial do të shtohet një tjetër memorial, ai kushtuar viktimave të Holokaustit. Shqipëria është një nga të paktat vende të botës që gjatë luftës së Dytë Botërore i hapi derën hebrenjve që ndiqeshin nga nazistët dhe fashistët. Por ndërsa të gjithë hebrenjtë e ardhur në Shqipëri mundën ti shpëtojnë Holokaustit, miliona të tjerë në Evropën e pushtuar çuan në kampet e përqendrimit, ku edhe humbën jetën.

Në kujtim të hebrenjve që humbën jetën dhe në nderim të atyre qytetarëve shqiptar që hapën shtëpitë e tyre të varfra për t’i strehuar dhe mbrojtur, Tirana do të ketë një memorial dinjitoz në Kodrat e Parkut të Madh të Liqenit Artificial.

Bashkia e Tiranës është duke i dhënë dorën e fundit punimeve për ngritjen e këtij memoriali në nderim të viktimave të Holokaustit në Parkun e Liqenit, i cili do të shërbejë si një hapësirë mendimi, kujtimi dhe reflektimi.