Flash News

KRYESORE

Fotot/ Nga Kavaja në Elbasan për protestën e 8 korrikut, Basha nuk ndalet

Lideri i PD-së, Lulzim Basha pas Kavajës ka udhëtuar drejt Elbasanit, për t’u takuar me drejtuesit e partisë e për të diskutuar për protestën kombëtare të 8 korrikut.

Kreu i demokratëve e ka bërë të qartë se beteja e opozitës për zgjedhje te lira e të ndershme do të përfundojë vetëm kur të arrihet fitorja.

Basha e bëri të qartë në takimin me qytetarët në Elbasan se është shumë e rëndësishme që protestës së 8 korrikut t’i bashkohen sa më shumë shqiptarë nga ata që refuzuan Edi Ramën.

Më herët, ai udhëtoi në Kavajë ku po ashtu u takua me drejtuesit e Partisë Demokratike në funksion të organizimit sa më të mirë për pjesëmarrje sa më të madhe të hënën në orën 20:00.

Të fundit