Fotot/ Njësoj si Enver Hoxha, protestuesit rrëzojnë statujën e Edi Ramës

Protestuesit e opozitës rrëzuan statujën e Edi Ramës, duke ripërsëritur të njëjtën skenë si atëherë kur rrëzuan statujën e Enver Hoxhës. Përpara kryeministrisë ata vendosën një statujë rreth 7 metra të lartë, simbolin e protestës së sotme. Protestuesit me këtë statujë duan që të risjellin imazhin e diktatorit komunist Enver Hoxha, këtë herë te kryeministri i vendit.

Për shkak të vjedhjes së zgjedhjeve nëpërmjet krimit të organizuar, Edi Rama mbahet përgjegjës për qëllimin e tij për rivendosjen e diktaturës së krimit.

Opozita me këtë veprim e bën të qartë se edhe regjimi autokratik dhe kriminal që po ndërton Edi Rama do të ketë të njëjtin fat siç pati regjimi diktatorial 30 vjet më parë.

Pra rrëzimi i tij, , bashkë me statujat dhe idhujt e rremë.

Njësoj si statuja e Enver Hoxhës, që u tërhoq zvarrë nga qytetarët e Tiranës pas rënies së diktaturës, edhe statuja e Edi Ramës është rrëzuar, duke simbolizuar kështu fundin e qeverisjes së tij.