Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Fotot/ Para proteste, opozita shpërndan fletët e vërteta të votimit me një mesazh të qartë
Për opozitën shqiptare fletët e votimit janë të tjera. Të rinj dhe mbështetës të opozitës kanë takur qytetarë ku u kanë dhënë atyre fletushkat e vërteta ku shkruhet: Voto 184, Voto 339.
Mesazhi është i qartë sipas Partisë Demokratike; kjo është alternativa e vetme që Edi Rama u propozon shqiptarëve për të votuar që kur ka ardhur në pushtet.
Ai di vetëm se si të bashkëqeverisë me krimin, me të cilin ka vjedhur zgjedhjet. Në fletët që po shpërndajnë mbështetësit e opozitës, qytetarët ftohen të votojnë bandat kriminale, Abdylajt, Ymerlalat, Bablokun e krimit, dosjet 184 si dhe dosja 339.
Shpërndarja e “fletëve të vërteta të votimit” pak orë para protestës bëhet bashkë me ftesën që qytetarët të marrin pjesë në protestën e sotme kombëtare, pa dallime partiake.
Mbështetësit e opozitës thonë se pjesëmarrja në protestë është vota e duhur kundër qeverisjes ilegjitime, është referendumi më i madh kundër ortakërisë së qeverisë me krimin e organizuar.