Flash News

KRYESORE

Fotot/ Pas Peshkopisë, Basha takim me qytetarët në Shupenzë e Bulqizë; premton 'Statusin e Minatorit'

Kryedemokrati Lulzim Basha pas takimit të mëngjesit me qytetarët e Peshkopisë, është ndalur dhe në njësinë administrative Shupenzë e pastaj në Bulqizë.

Basha dëgjoi qytetarët e Shupenzës për problematikat e tyre, si dhe u bëri thirrje që të bashkohen të gjithë bashkë për të luftuar kundër kësaj qeverie dhe për të mbrojtur të drejtat e tyre.

Pastaj ai u ndal në Bulqizë ku zhvilloi një takim me Kryesinë e Degës së PD Bulqizë në selinë blu. Në takim u diskutua për situatën politike në vend dhe mbi vendosshmërine e opozitës për të çuar përpara kauzën për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Në diskutimet e tyre ishte mungesa e infrastrukturës, kushtet e vështira të jetesës në Bulqizë dhe më kryesorja, Statusi i Minatorit; kërkesë që nuk është përmbushur nga qeveria.

Kryedemokrati u prit jashtë selisë nga qindra qytetarë e simpatizantë të PD-së, ku më tej vijuan takimet me bizneset. Basha premtoi lehtësira fiske, taksa të ulëta ,uljen e çmimit të energjisë e subvencion për fermerët si dhe “Statusin e Minatorit”.

“Shqipëria i ka të gjitha mundësit, ka pasurinë ka njerëzit punëtor... T’i hapim rrugë kërkesave tona të drejta, që t’i kthehet në radhë të parë minatorëve, këtij komuniteti për të investuar për të ardhmen e fëmijëve shqiptarë. Kjo është beteje për të ardhmen dhe dinjitetin e gjithë shqiptarëve”, tha Basha.

Ndërsa  më tej u bëri thirrje qytetarëve të Bulqizës të bashkohen me 16 Mars për të rrëzuar qeverinë e krimit, “për ndyshimin që meritojmë të gjithë bashkë”.

Të fundit