Flash News

KRYESORE

Fotot/ Pema bie mbi makinë në zonën e ish-Bllokut, bllokohet rruga

Një pemë me përmasa të mëdha është shkulur duke zënë poshtë një makinë në zonën e Ish-Bllokut. Ngjarja ka ndodhur në rrugën para pak minutash në rrugën  “Ibrahim Rugova”  në kryeqytet.

Nga rrëzimi i pemës është bllokuar përkohësisht një pjesë e rrugës pranë ambasadës Rusë. Fatmirësisht nuk ka të plagosur, por vetëm dëme materiale.

Të pranishëm në vendngjarje janë forca të Policisë së Shtetit por dhe punonjës të bashkisë, të cilët pritet të marrin masa për prerjen dhe heqjen  e pemës.

Fotot më poshtë nga Politiko.al

Të fundit