Flash News

KRYESORE

Fotot/ Përplasjet Rama-Xhafaj, në parlament, Korçë dhe rrjetet sociale

Kryeministri dhe ministri i Brendshëm shfaqën dy qëndrime përsa i takon meritave për aksionin që çoi në sekuestrimin e 613 kg kokainë ditën e sotme në Durrës. Rama tha se merita është ekskluzive e policisë shqiptare ndërsa Xhafaj tha se aksioni u realizua në bashkëpunim me agjencitë e tjera ligjzbatuese vendase dhe të huaja.

Por kjo nuk është hera e parë që përplasjet Rama-Xhafaj dalin në publik.

Në parlament, kamerat kanë fiksuar disa herë momente kur Xhafaj dhe Rama shfaqen duke debatuar me njëri-tjetrin.

 Një tjetër moment i përplasjes së kryeministrit me ministrin e Brendshëm ishte në qytetin e Korçës ku u mbaj mbledhja e përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës. Teksa ishin duke dalë nga mbledhja kamerat kanë fiksuar një moment të debatit mes Ramës dhe Xhafajt në prani edhe të kryeministrit të Kosovës Haradinaj.

Ndërkohë, ditën e sotme, Rama dhe Xhafaj u përplasën sërish por këtë herë virtualisht.

Rama-Xhafaj në parlament

Rama-Xhafaj në Korçë

Rama-Xhafaj në rrjetet sociale

 

Të fundit