Flash News

KRYESORE

Fotot/ Prokurorët hetim në shtëpinë e Tahirit, kush e shoqëron ish-ministrin

Pas kërkesës së Prokurorisë për “arrest me burg” ndaj Saimir Tahirit, Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën “arrest shtëpie” për ish-ministrin.

Lajmin e ka bërë të ditur prokuroria nëpërmjet një njoftimi për median. Pasditen e sotme në shtëpinë e Tahirit te “Kodra e Diellit” kanë shkuar dy prokurorë, ndërsa Tahiri ka qenë nën shoqërimin e avokatit të tij Maks Haxhia.

Pasditen e sotme, Tahiri mësohet se ka qëndruar në lokalin poshtë banesës së tij me familjarë e avokatin. Ndonëse është dhënë masa "arrest shtëpie” për Tahirin, mësohet se deri tani nuk ka asnjë efektiv policie jashtë shtëpisë.

Tahiri po hetohet për dy veprat penale, “Trafik nakrotikësh në bashkëpunim” dhe për “korrupsion pasiv”.

Të fundit