Flash News

KRYESORE

Rama tentohet të qëllohet me këpucë, paralajmëron sërish: Prerja e gishtave është vijë e kuqe për moszbatuesit e ligjit

Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot në Spitalin e Traumës efektivët e policisë të cilët mbetën të plagosur nga përplasja me banorët e “Astirit”. Por Rama nuk vizitoi qytetarët të cilët mbetën të plagosur në protestë.

Rama, pasi doli nga Spitali dhe po jepte një deklaratë për median, është tentuar të qëllohet me këpucë nga një protestues. Megjithatë, ai është mbrojtur nga truproja e tij i cili i ka dalë para.

Gjatë fjalës së tij nga jashtë spitalit, Rama ka përsëritur dhe një herë të njëjtat  fjalë si në Kuvend, duke thënë se kush është me një strehë do marr bonus qeraje, ndërsa të tjerët të largohen sa më parë se nuk do marrin asgjë.

“Përfytyroni, çdo prind, çdo vëlla, cdo motër, çdo të thtotë të vijë vajza nga puna, vetë 24 vjeç me gishta të këputur, pasi ka dalë të kryejë detyrën. Është një situatë që nuk ka ndodhur që nga prishjet e parkut Rinia.

Një parti që merr persipër të mbrojë zpatues pronash, kundër interesit publik për të frenuar zhvillimin e një  vepre që nuk kanë për ta frenuar dot. Prerja e gishtave është një vije e kuqe për ata që sot kanë marr përsipër t’i kundërvihen ligjit. Nuk ka shans që ligji të mos zbatohet njësoj për të gjithë dhe policia e shtetit të kthehet në target për kapsolla gurë”, tha më tej kryeministri.

Të fundit