Flash News

KRYESORE

Fotot/ “Sakrifica” e Ardit Gjebreas dhe Elia Zaharias për të parë Rita Orën “live”

Në koncertin e mbajtur në sheshin Skënderbej ishin të pranishëm fansa të shumtë por dhe persona publikë. Ndër to dhe Ardit Gjebrea e Elia Zaharia.

Ata janë fotografuar nga Bordo, teksa “sakrifikojnë” pa poltrone të ulur në tokë duke shijuar performancën e Rita Orës.  Producenti i njohur nuk ka pretenduar aspak, por ka zgjedhur një qoshe së bashku me Annën dhe mikeshën e tij Elia, dhe duket se gjithçka që ai ka dashur ka qenë ‘shijimi’ i koncertit.

Ashtu siç di vetëm ajo, këngëtarja me origjinë nga Kosova, elektrizoi skenën duke kërcyer, kënduar madje duke ftuar edhe njerëz nga publiku, të kërcenin me të në skenë.

Hitin më të fundit “Girls”, Rita preferoi ta këndonte duke patur në skenë vetëm vajza, ku një prej ‘fatlumeve’  ishte edhe Anna, të cilën babi Arditi teksa e ka parë që i shkon edhe asaj skena (në fakt e kemi parë edhe herë të tjera që Annës i shkon skena), me siguri e ka projektuar të ardhmen e saj, artiste si babi. Pasi këndoi disa prej hiteve te saj Rita Ora është larguar nga Shqipëria me avionin privat, për të vijuar më tej turin nëpër botë.

Të fundit