Flash News

KRYESORE

Fotot/ Shembet skena në koncert, mbi 250 të plagosur

Fotot/ Shembet skena në koncert, mbi 250 të plagosur

Mbi 250 persona kanë mbetur të plagosur në një festival muzikor në Spanjë, në qytetin verilindor të Vigo.

Mediat e huaja raportojnë se skena u rrëzua një pjesë e drunjtë e platformës ku qëndronin pushuesit.

Pesë prej të plagosurve ndodhen në gjendje të rëndë, ndërsa policia konfirmoi se fatmirësisht nuk ka asnjë viktimë. Disa prej personave ranë në det, një pjesë e madhe e të cilëve ishin adoleshentë. Ekipet e emergjencës shkuan menjëherë në vendngjarje. Për të ndihmuar shkuan edhe zhytësit, të cilët kontrolluan në det se nuk kishte asnjë person të bllokuar nën strukturë.

Kryebashkiaku i qytetit, Abel Caballero pohoi se do të nisë një hetim mbi shkaqet e këtij incidenti.

Akoma nuk dihet nëse skena u rrëzua për shkak se kishte shumë njerëz mbi të apo për shkak të cilësisë së dobët.

 

 

Të fundit