Piramida, e cila prej kohësh qëndron e mbyllur dhe pa asnjë funksion, shumë shpejt do të vihet në përdorim nga të rinjtë.
Ishte kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj ata të cilët folën për projektin e ri të Piramidës.
Ajo do të shndërrohet në një qendër të madhe të zhvillimit të teknologjisë së informacionit në rajon. Projekti do të bëjë bashkë të rinjtë dhe teknologjinë, duke e transformuar Piramidën në qendrën më të madhe multifunksionale , e fokusuar kryesisht në arsimimin digjital, por dhe të artit e kulturës sipas modelit “TUMO”.
Discussion about this post