Flash News

KRYESORE

Fotot/ Si po e raportojnë televizionet kryesore protestën e studentëve

Protesta e studentëve ka nxjerr në pah dhe ka theksuar qëndrimet editoriale të televizioneve kryesore në Shqipëri, të cilat në disa raste kanë mbajtur hapur anën e qeverisë. Në kronikat e transmetuara ditën e sotme, televizionet pasqyrojnë situata tërësisht të ndryshme edhe kur bëhet fjalë për të njëjtat universitete.

(8 pika bazë dhe dhjetëra të tjera shtohen gjatë protestës; studentët konfirmojnë se lëvizja e tyre nuk ka kthim mbrapa)

Top Channel ka disa ditë që transmeton kronika nga universitetet në rrethe, ku sipas këtij televizioni, dominojnë studentët që i janë rikthyer mësimit apo ata që kërkojnë të mbyllin bojkotin por kërcënohen nga një grup i vogël protestuesish.

Edhe Report Tv mban pothuajse të njëjtin qëndrim kur njofton se pas Fakultetit të Ekonomisë edhe në Fakultetin e Juridikut studentët janë shprehur pro mësimit.

Ndërkohë që News 24 raporton për bojkot masiv të studentëve në fakultetet kryesore të Tiranës.

Ora News ka raportuar gjithashtu përgjatë këtyre ditëve për bojkotin e studentëve, si dhe për mungesën e kushteve në shkollat e arsimit të dëtyrueshëm.

Mungesa e kushteve në shkollave dhe greva e paralajmëruar e pedagogëve të Fakultetit të Historisë në Tiranë, ka gjetur hapësirë në Tv Klan dhe në Vizion Plus.

Të fundit