Flash News

KRYESORE

Fotot/ Dëmtohet simboli i dashurisë në Prizren

Disa persona të pandërgjegjshëm kanë dëmtuar veprën artistike “Ura e kaltër e dashurisë” në Prizren e cila që nga viti 2015 është shndërruar në atraksion për banorët dhe vizitorët e këtij qyteti.

Organizata jo-qeveritare “Emancipimi Civil Ma Ndryshe” fton organet e rendit në Prizren që të hetojnë këtë rast dhe shpresojnë që përgjegjësit të dalin para drejtësisë. Organizata po ashtu kërkon që institucionet përgjegjëse të marrin masa që raste të tilla të mos përsëriten në të ardhmen.

Të fundit