FOTOT/ Transformohet zona e Selvisë

Zona e Selvisë në kryeqytet është transformuar. Një nga pikat më historike të Tiranës tani shfaqet ndryshe , me më shumë lule dhe me tapet të gjelbër të shtruar.

Me ndryshimet e reja, kalimtarët do të përjetojnë gjatë rrugëtimit të tyre më shumë freski e ngjyra.

“S🌸LVIA! Tani me gërma të mëdha, Selvia mban emrin e saj plot dinjitet, si një nga pikat më historike të Tiranës. Mbjellja e luleve 🍃 dhe shtrimi i tapetit të gjelbër, i dhanë ngjyra e freski zonës ku ecin çdo ditë kalimtarë.👏🚶‍♂️🤳🏻☘️”, shkroi kryebashkiaku Erion Veliaj në Facebook.