Flash News

KRYESORE

Fotot/ Vangjush Dako inspekton punimet e Erion Veliajt

Kryetari i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako është fotografuar mbrëmjen e sotme në kryeqytet. Dako është parë në një vend të pazakontë, ku për shkak të punimeve, që po bëhen është e ndaluar të kalohet.

Bëhet fjalë për zonën në fillim të Bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’, në pjesën pranë ministrisë së Financave. Në këtë zonë prej disa javësh po kryen punime çka ka sjellë edhe bllokimin e një pjese të Bulevardit.

Nuk dihet nëse Dako është shfaqur aty për të inspektuar punimet që po bën Erion Veliaj apo propaganda e kryebashkiakut të Tiranës ka ‘dehur’ edhe kryebashkiakun e Durrësit i cili mesa duket ka zbritur vetë në terren për të parë situatën. Por nuk përjashtohet as mundësia që Dako të ketë ngatërruar rrugën dhe, siç duket edhe në foto, është duke kërkuar ndihmën e dikujt me anë të telefonit.

Gjithsesi, lajmi qëndron edhe tek fakti që pas shumë kohësh Dako shfaqet në një kantier ndërtimi, por jo në bashkinë që ai mbulon.

 

Të fundit