Flash News

KRYESORE

FOTOT/ Vendi ku u aksidentua eskorta e Ramës

FOTOT/ Vendi ku u aksidentua eskorta e Ramës

Eskorta që shoqëron kryeministrin Edi Rama u përfshi në një aksident në hyrje të qytetit të Korçës. Në aksident u përfshinë katër makina, dy prej të cilave të Gardës së Republikës.

Një nga makinat pësoi dëmtime të lehta ndërkohë që makina tjetër doli jashtë rruge. Si rezultat tre prej gardistëve kanë mbetur të plagosur.

Ata janë dërguar në spitalin e Korçës dhe mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Eskorta e kryeministrit po udhëtonte në drejtim të Korçës ku në orën 16:00 do të nis mbledhja e përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës. 

Të fundit