Flash News
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Fotot/ Vlonjatët ndezin qirinj në nderim të humoristit Muhamet Lika
Dhjetëra qytetarë të Vlorës kanë ndezur qirinj në nderim të aktorit të humorit Muhamet Lika para teatrit “Petro Marko”, për një nga figurat më të dashura jo vetëm të Vlorës, por të gjithë Shqipërisë, i cili për vite më radhë dhuroi buzëqeshje me skeçet e tij.
Largimi i papritur i tij në moshën 64 vjeçare preku thellë kolegët e tij dhe publikun. Lika, njëri nga parodistët e Vlorës dallohet për interpretimet e tij brilante në shumë numra humoristikë.
Trupi i pajetë i aktorit pritet të mbërrijë në Vlorë, në ditët e para të javës së ardhshme. Ai vdiq në Itali si pasojë e një ataku në zemër.