Flash News

KRYESORE

Fotot/ Votimi i projektligjit për shembjen e teatrit, forcat e FNSH-së rrethojnë Kuvendin

Që prej orës 10 të ditës së sotme, parlamenti po diskuton rreth projektligjit që parashikon shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Në diskutimin e këtij projektligji kanë regjistruar emrin për të mbajtur fjalën e tyre thuajse të gjithë deputetët ndërsa pas përfundimit të diskutimeve pritet të bëhet edhe votimi i projektligjit.

Ndërkohë, paraditen e sotme, artistë dhe qytetarë protestuan para parlamentit duke u bërë thirrje deputetëve që të mos e votojnë këtë projektligj.

Rreth orës 16:30, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, janë pozicionuar pranë parlamentit duke kaluar në gatishmëri nëse do të ketë reagime nga ana e protestuesve pas miratimit të ligjit. Siç shihet edhe nga fotot, forcat e FNSH-së janë vendosur në truallin ku po ndërtohet xhamia e madhe.

Të fundit