Flash News

KRYESORE

Fotot/Nga Ardit Gjebrea te Irfan Hysenbelliu, kush ishte ftuar sot në përvjetorin e RD-së

Sot gazeta Rilindja Demokratike, organi i shtypit i Partisë Demokratike, kishte 27 vjetorin e themelimit të saj.

Me këtë rast, partia më e madhë opozitare kishte ftuar themeluesit, kontribues të ndryshëm të kësaj gazete ndër vite si dhe politikanë, njerëz të rëndësishëm nga fusha e medias dhe jo vetëm.

Në fotot e publikuara nga shqiptarja.com mes të ftuarve, përveç ish-liderit Sali Berisha dhe deputetëve opozitarë apo kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi, spikati prania e prezantuesit televiziv Ardit Gjebrea, ajo e botuesit dhe biznesmenit Irfan Hysenbelliu, si dhe e ish-deputetit Astrit Patozi, kritik i kryetarit të PD-së Lulzim Basha.

Nga bota e shtypit nuk munguan Preç Zogaj, Frrok Çupi, Edmond Tupja, e kështu me radhë.

Nuk munguan as ish-kryetari i KQZ-së Çlirim Gjata dhe aktori Julian Deda, apo kryebashkiaku i Kamzës Xhelal Mziu.

 

Të fundit