Flash News

KRYESORE

Fotot/Një rikthim i rëndësishëm, seflie-t e Bashës me simpatizantët dhe këngëtari që performoi në 27-vjetorin e PD-së

Lulzim Basha ka publikuar një foto-album nga aktiviteti i celebrimit të 27 vjkeytorit të themelimit të PD-së gjatë ditës së sotme.

Në foto, basha shfaqet teksa takon mjaft simpatizantë të partisë dhe pozon në disa fotografi bashkë me ta.

Gjithashtu, kryetari i PD-së ëhstë kujdesur që të publikojë një fotografi, ku në rreshtin e parë të të ftuarve, përveç Sali Berishësh, dallohet edhe ish-presidenti i Republikës Bujar Nishani.

Për Nishanin bëhet fjalë për një rikthim për herë të parë pranë PD-së në publik, që prej përfundimit të mandatit të tij si kreu i shtetit.

Basha gjithashtu ëhstë ndalur ta takojë edhe personalishtNishanin, sikurse shihet në një fotografi tjetër.

Në këtë event, ka qrnë gjithashtu i pranishëm dhe ka performuar me këngë live këngëtari i njohur Renis Gjoka.

Të fundit