Flash News

KRYESORE

Fqinjët e Rita Orës ankohen për këngëtaren: E inatosur dhe ofendon

Fqinjët e Rita Orës ankohen për këngëtaren: E inatosur

Rita Ora është kritikuar nga fqinjët e saj dhe shprehen se janë shumë të pakënaqur që ajo është vendosur në shtëpinë tjetër që këngëtarja ka në jug-perëndim të vendit duke mos qëndruar në Londër.

Këngëtarja shqiptare me origjinë nga Kosova, është në pritje të përfundimit të pandemisë dhe është vendosur në shtëpinë e saj të dytë ku edhe po punon.

Mirëpo për “The Sun” banorët e zonës kanë raportuar se e kanë parë atë dhe kolegët e saj duke shijuar udhëtime me biçikletë, dhe duke ofenduar njerëz nga rruga publike afër shtëpisë. Ajo gjithashtu është akuzuar se ka ecur në pronën private të një fermeri, duke e inatosur atë dhe duke e ofenduar në fund.

Por menaxheri i këngëtares thekson se ajo kishte qëndruar në shtëpinë e saj të pushimeve që nga 21 mars, para se të zbatoheshin masat e marra për kufizimin e lëvizjes në Britaninë e Madhe.

Sipas “The Sun”, pretendon se një fqinj i zemëruar ka shkruar në një grup lokal në Facebook: “Me siguri ajo duhet të kishte respektuar rregullat dhe të kishte qëndruar në Londër?”

Një fqinjë tjetër pretendoi se djali i saj shtatë vjeçar kishte filluar të qajë kur shoqëruesit e këngëtares i kishin bërtitur atyre teksa po ecnin në një shteg publik afër pronës.

Ajo tregon: “Pak minuta më vonë, një dron i dërguar nga prona na ndoqi ndërsa u larguam.”

Por agjentët e Ritës janë shprehur duke thënë se: “Ajo është shumë serioze për karantinimin gjatë koronavirusit duke u izoluar dhe duke mos udhëtuar në shtëpi.”

Të fundit