Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
nga Zef Zefi
(skicë politike)
Nja 20 vjet që kaloj përditë përskaj oborrit të një plaku 456 vjeçar, këtu në Arçetri të Firences. Banesat i kemi në të njëjtën lagje, punë 500-600 metrash distancë. Në skajn tjetër t'oborrit të tij dhe për nder të tij, Europa ka ndërtu edhe "Galileo Galilei Institue for Theoretical Physics." Po dhe Instituto "Nazionale di Ottica,"pak metra më lart në kodrinë është "Osservatorio di Arcetri" prej nga Europi kundron me sytë e plakut botën e kozmosit, pastaj Instituti Nazional i Astrofizikës.
Përditë gjithashtu has e shoh shkencëtarë nga i gjithë globi me çanta shpine, që për nga veshja, rrall'herë dallojnë nga kostumet e punës sime, sa më çliron nga çdo kompleks inferioriteti me mendjeqiellorët, të paktën për një sy të jashtëm.
Shkurt fjalët, puna ime s'ka lidhje me shkencën e as me plakun e ditur gjithashtu as me qiejt, makineritë, inxhinieritë e tij. Unë përdor vetëm "makinerinë" time biologjike për bukën e ditës. Nga ana tjetër falë "sustës së vullnetit" e thënë me terminologjinë e Shopenhauerit, lexoj sende boll po matematikë apo fizikë, jo. E shumta ndonjë libërth letrar ndonjë send filozofik, mediatik dhe politikë jopak. Kryesisht duke i shkarkuar me pagesë në bibloteken e "smartit" mobile. E gjitha këtu.
Unë në përditshmërinë time, ndërsa fqinji i oborrit, plaku mbi 456 vjeçar matanë rrethojës në botën e vet. Realisht kur mejtohem duke kaluar karshi këtij oborri të madh shkencor, gjendem shpesh në batutën e një shokut tim të tetëvjeçares që e kam fqinj brenda të njëjtit pallat në Rrëshen. Ky, në një polemikë me dikë që s'linte rast pa i fyer ardhacakët në qytetthin e Rreshenit si injorantë e fshatarë, kishte të njëjtin oborr me "universitetin e Mirditës," siç cilësohet jo rrallë gjimnazi. E dëgjon fqinji im, fqinjin e oborrit të shkollës, pastaj i drejtohet; "...mirë mua që m'i hante dhia librat dhe kam mbet’ i pa mësuar, po ti që ke lindur n'oborr t'shkollës e ke mbet budall..., kësaj qysh ja vë emrin..."
Ku oborri i Galileut, ku ai i gjimnazit të Mirditës, ku Galileo, ku unë, fqinji i tij. Sidoqoftë rrallëherë qëllon të zgjidhen komshijtë. Për mua dhe sot e kësaj dite mbeten fat ose e anasjellta. . . . -Ç'ke mor njeri i mundit dhe i punës. Të kam parë shpesh kalon këtej, po sonte dukesh tym. Meqë fjala tym nuk ishte në gjuhën e toskanëve as të latinëve të moçëm, po në gjuhën e largët pellazge, njëkohësisht etruske, "thymos," mendja më ngau në thellësi të kohëve. Dijetari 456 vjeçar po më pyeste mua. Mua ose një nga ata fqinj të oborrit të shkollës së Rrëshenit...
-Kam bërë fjalë me një bashkëvendas. Asgjë më shumë. -Sarebbe a dire? Po të dëgjoj. Po të dëgjoj. Këso rasti nuk mbërrin më, mendova. Një herë në katërqind e pesëdhjetë vjet. Menjëherë shpërtheu pathosi, im albanez, mënia iliadeske dhe thymosi në kulm; kam bërë fjalë me një bashkëvendasin tim. Dhe pa e vrarë më tej mendjen për ngeshmërinë e Plakut, i them se gjithçka kish ndodhur para pak minutash tek sheshi "Michelangiolo".
Punë partish, tifozërish jashtë çdo interesi përveç atij atdhetar, aq më pak për të huajt apo shkencëtar. Ajo që m’i bëri kaçurrel nervat ishte dhe se sfiduesi em' ishte një nga ata që mbante në kurriz torturat dhe nja 7-8 vjet burg komunist për tradhti, dhe tentativë arratisjeje.
-Njëlloj për kokën time janë,- më thoshte. Dmth njëlloj, si ajo që e ka futur në burg për kalim kufiri, si ajo tjetra që i ka dhënë lirinë, përveç lirisë i ka dhënë të drejtën për t’u zhdëmtuar nga vitet e burgut. Ça ndryshimi ka partia e kuqe-fuksia nga ajo e blu-jta. Asnjë.
-Po të paktën ngjyrat,-i them unë. -A janë ngjyra të ndryshme. -Shoqi më sheh. Mos u tall tani të keqen. Do nxehem vertet, për kokë të mumës. Pastaj me shumë kujdes i shpjegoj, rrjetin, autostradal, rrugor e gjithë infrastrukturor kombëtar brenda një legjislature e gjysëm, rrjetin dixhital, NATO, liberalizim vizash..., i përmend lirinë e rikthyer te qytetarë pas ‘90-s.
-Ehuu, po unë e di mirë se janë njëlloj. Hajdut njëri, hajdut tjetri."
-S'janë njëlloj o burrë. Si qenkan njëlloj.
-Njëlloj për kokë të plakës. Futsha plakën në dhè, janë njësoj. Mua më acaron kjo shprehje, jo për të pavertetën e përmbajtjes. Po se edhe "duku", dmth look-u i partive apo krahëve politikë në Shqipëri ndryshojnë kaq shumë. Njëllojtësimi është i tmerrshëm, mbasi përdoret shumë nga një shumicë konsistente shqiptarësh, vetëm se ua thotë nga ekrani dhe fjalimet krye-manipulatori i paguar si kryeministër.
Këto nuk janë punë të paqme. Nuk mund ta pranoj. Përdor edhe shprehjen e "thesit me pleshta të Homerit të dytë pellazg, ngrihemi, ndahemi. . . .
-Mirë mirë,-tha dijëtari 456 vjeçar. - Po të kujtoj një sentencë që e kam lënë para shumë kohësh. Një mendim që nuk mund të shprehet në asnjë formë matematikisht, nuk është më mendim. Mbeta.
-A mundesh? -Po ja. Sipas logjikës së mikut dhe kjo sipas "pizevengut" që paguhet si kryeministër, njëra parti që ka qeverisur Shqipërinë 70 vjet rresht, nuk ndryshon me atë që ka qeverisur vetëm 10. -Më shkurt ju lutem. -10 = 70, as <, as >. Unë nuk e pranoj. As njëllojtësinë e ngjyrës. Më revolton gjithashtu edhe pesha e përgjegjësive, tjetri këmbëngul në të njëjtën equa, 70=10. Ec e shkule prej aty.
-Dy mundësi janë,- tha. -Të kujtohet plani i pjerrët me hedhjen e sferave? Po eksperimenti nga Kulla e Pjerrët me puplën dhe sferën?
-Sigurisht more, këto i kam mësuar qysh në tetëvjeçare, prandaj dhe nuk pajtohem as nesër me bashkëvendasin tim.
-Piano-piano, njeri i mundit dhe i punës, mos ki ngut. Tani mundohu të kujtosh çfarë i ndodhte sferës dhe puplës gjatë rënjes se lirë brenda ballonit, në mungesë të ajrit.
-Më kujtohet. Në vakum edhe peshat edhe graviteti asgjësohen.
-Mmm..., dëgjoj një si aprovim nga plaku, cili mu duk se desh të ikte.
-Prisni ju lutem, -u përndrita menjëherë se mu kujtua diçka kozmanauteske në TV, ku dhe fekalet bashkëfluturojnë me prodhuesit e tyre. Dmth në ballonet bosh, hapsirat dhe kokat bosh..., peshat masat sasitë e përgjegjësitë njësojtësohet bëhet equa. 10 kg=70. Patjetër.
Nesër do të pi kafe me bashkëvendasin, uroj t'i ketë marrë pak ajër vakumi. E thashë po s'e di a më dëgjoi fqinji i oborrit tim, i cili si në kohët mitike filloi të shkrihet në formë drite me trupat e tjerë qiellorë objekt i teleskopit të tij.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38