Flash News

KRYESORE

Fqinji që të fal not dhe ski në një ditë

Fqinji që të fal not dhe ski në një ditë

Të notosh edhe të bësh ski, këtë mundësi të ofron fqinji ynë Greqia. Në veri dhe veriperëndim në kufinjtë me Shqipërinë sot ka patur reshje të shumta dëbore. Në Follorinë temperaturat kanë shkuar nën zero grade celcius. Po ashtu reshje ka pasur në kufi me Turqinë dhe në gjithë Greqinë e Veriut.

Mirëpo, jugu i Greqisë u ofron vendasve dhe turistëve rreze dielli dhe mundësi për të notuar në plazhet e bukur. Në jug të vendit sidomos në ishullin e Kretës termometri ka treguar edhe 30 grade celcius në qytetin e Haniasë.

Jo vetëm reshje dhe temperatura të larta, por dhe një dukuri tjetër ka pushtuar Greqinë ditën e sotme. Pluhuri i kuq i ardhur nga Afrika e ka mbuluar tërësisht aq sa ka vështirësuar banorët qe shpeshherë kanë qarkulluar me shami dhe maska.

Temperatura mbi 25 grade janë regjistruar në gadishullin e Peloponezit. Disa porte në vend kanë patur probleme për shkak të erërave të forta.

Të fundit