Flash News

KRYESORE

Franca bëhet shteti i parë në botë që ndalon prodhimin e naftës dhe gazit

Franca bëhet shteti i parë në botë që ndalon prodhimin

Franca do të bëhet shteti i parë në botë që do të ndalojë shpimin e tokës për nxjerrjen e naftës dhe të gazit deri në vitin 2040-të. Ditën e djeshme u miratua plani i presidentit Emmanuel Macron, për të ulur përdorimin e lëndëve fosile.

Nëse një kompani do të kapet duke punuar për gjetjen e naftës dhe gazit në Francë, do të konsiderohet e paligjshme dhe do të merren masa ndëshkuese. Macron është i vendosur në luftën ndaj ndryshimeve globale. Ai është shprehur se Franca do të bëhet lider për luftën kundër ngrohjes globale.

Po ashtu Macron ka njoftuar planet për të ndaluar shitjen e automjeteve me naftë dhe benzinë ​​në Francë deri në vitin 2040.

Të fundit