Flash News

KRYESORE

Franca e gjitha e bllokuar për Krishtlindje

Franca e gjitha e bllokuar për Krishtlindje

Francezët e kanë pasur të pamundur që të lëvizin, ndërsa në ditën e Krishtlindjes punonjësit e transportit nuk dolën në punë, pasi vazhdojnë grevën katër javorëshe. Por kjo i prishi planet mijëra vetëve për të kaluar festën me të dashurit e tyre.

Greva ka nisur kundër reformës së sistemit të pensioneve, e kjo ka sjellë edhe sot anulim ose vonesa të udhëtimeve me tren dhe taksi.

Vetëm një pjesë e vogël e trenave ekspres dhe metrove, funksiononin në prag të Krishtlindjes, kurse sot edhe më pak. Stacionet kryesore të trenave ishin mbyllur që në mëngjes dhe vetëm dy nga 16 linjat e metrosë që punojnë pa drejtues mjeti ishin në qarkullim.

Negociatat mes qeverisë dhe sindikatave javën e kaluar dështuan pa rezultat dhe punonjësit thanë se do të vazhdonin grevën edhe për festa. Presidenti Emmanuel Macron më herët u bëri thirrje grevistëve që të dalin në punë ditën e festave, pasi edhe shtetasit e tjerë kanë nevojë që të festojnë.

Ditari politik

Të fundit