Franca e shqetësuar: Rritet ndjeshëm numri azilkërkuesve shqiptarë. Autoritetet vendase heshtin

Ministria e Brendshme franceze është e shqetësuar nga numri i lartë i azil-kërkuesve shqiptarë në kete vend. Sipas autoriteteve, janë mbi 10 mijë shqiptarë dhe gjeorgjianë që kanë aplikuar, që prej muajit Janar – shifër më e lartë se vitin e kaluar.

Ndonëse Shqipëria konsiderohet si një vend i sigurt, shqiptarët vijojnë të kërkojnë mbrojtje nga shteti francez, here për arsye politike dhe herë tjetër për arsye ekonomike.

Sipas ministrit të Brendshëm, Christophe Castaner, as marrëveshjet me dy vendet nuk kanë ndikuar në uljen e numrit të aplikantëve, gjë që ka rritur shqetësimin e tyre.

Numer te larte azilkerkimesh ka pasur edhe ne Holance, qe ndikoi ne vendimin e parlamentit vendas per heqjen e vizave. Nderkohe qe eshte raportuar se edhe ne Irlande dhe Islande eshte rritur ndjeshem numri i shqiptareve qe kerkojne nje jete me te mire permes azilit.