Flash News

KRYESORE

Franca 'gradon' Mirela Kumbaron 'Oficere e Nderit në Art dhe Kulturë'

Franca 'gradon' Mirela Kumbaron 'Oficere e Nderit në Art dhe

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro është nderuar me urdhrin  “Oficere e Nderit  në Art dhe Kulturë”, njofton zyra e shtypit të MK.  

Ky titull iu akordua Kumbaros nga Ministrja e Kulturës dhe e Komunikimit e Republikës së Francës, Audrey Azoulay, me motivacionin për kontribut të lartë në fushën e kulturës dhe të bashkëpunimit shqiptaro-francez.

Mirela Kumbaro, sipas koleges franceze, ka dhënë një kontribut të veçantë në marrëdhëniet kulturore shqiptare-franceze me synim promovimin e vazhdueshëm të kulturës shqiptare në Francë dhe në Europë, por edhe forcimi i lidhjeve mes dy vendeve në fushën e kulturës dhe trashëgimisë kulturore si ura komunikimi dhe shkëmbimi të vlerave reciproke.

Ministret Kumbaro dhe Azoulay nënshkruan në vitin 2016 Deklaratën për bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Komunikimit të Francës dhe Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë.  

Urdhri “Oficere e Nderit në Art dhe Kulturë”  jepet për persona të veçantë  që dallohen për kontribute të larta në fushën e kulturës dhe komunikimit në Francë dhe në botë, përfundon njoftimi i MK.

Të fundit