Flash News

KRYESORE

Franca ‘i rrëmben’ Australisë 3 pikëshin, siguron fitoren e parë në Botëror

Franca ‘i rrëmben’ Australisë 3 pikëshin, siguron

Me një penallti dhe një gol të devijuar, Franca ka arritur t’i rrëmbejë Australisë tre pikëshin e ndeshjes. Në stadiumin e Kazan, francezët nuk treguan një nivel të lartë loje, gjithsesi, ishin ata të cilët e kërkuan më shumë fitoren.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, pasi ekipi i Deshamp e pati të vështirë të thyente australianët, të cilët ishin rreshtuar shumë mirë në mbrojtje.

Në minutën e 58 të pjesës së dytë, ishte një penallti e fituar dhe e realizuar me sukses nga Grizman, ajo që ndryshoi rezultatin. Ekipi i Van Marvijk e rriti menjëherë presionin ndaj nënkampionëve të Evropës dhe në minutën 62, pas prekjes së topit me dorë nga mbrojtësi Umtiti, Jedinak nuk e shpërdori mundësinë për të barazuar shifrat nga pika e bardhë e panalltisë.

Goli i fitores për Francën u realizua nga Paul Pogba në minutën e 81-të. Ishte një goditje pa shumë pretendime e mesfushorit të Manchester United, që u devijua nga Behich, me topin që preku fillimisht traversën dhe më pas kaloi vijën fatale.

Franca ndodhet tashmë në vendin e parë në grupin C, ndërkohë që në orën 18:00 do të luhet ndeshja tjetër e këtij grupi, ajo midis Perusë dhe Danimarkës.

Të fundit