Flash News

KRYESORE

Franca i jep mbështetje Merkelit: Të pezullohen negociatat e BE-së me Turqinë

Franca i jep mbështetje Merkelit: Të pezullohen negociatat e

Situata politike e Turqisë nuk bën të mundur parashtrimin e vazhdimit të bisedimeve për anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian, vlerësoi sot zëdhënësi i qeverisë franceze, Christophe Castaner.

“Duhet vijuar dialogu, por për negociatat nuk eksizton një mundësi e tillë. Ky është realiteti”, deklaroi Castaner në radion France Inter, dy ditë pasi Angela Merkel, në fushatë elektorale në Gjermani, njoftoi se ishte pro tezës së një ndërprerjeje të negociatave të anëtarësimit të Ankarasë në BE.

Këto deklarata të kancelares gjermane ngjallën indinjatë tek autoritetet turke që i cilësuan si “sulme ndaj vlerave themelore të Bashkimit Evropian”.

Të fundit