Flash News

KRYESORE

Franca qetëson Beogradin: Deklarata e Macron nuk kishte të bënte me ju; do t'ju mbështesim

Franca qetëson Beogradin: Deklarata e Macron nuk kishte të bënte

Ambasadori francez në Beograd, Frederic Mondoloni ka qetësuar serbët sa i përket deklaratës së presidentit Emmanuel Macron se nuk dëshiron zgjerimin e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor. Sipas Mondolonit, “nuk është e vërtetë që Macron po i mbyll derën Serbisë.”

“Interesi i Serbisë dhe BE-së është që ky vend të hyjë në një union të reformuar. Rregullat në BE duhet të evoluojnë në mënyrë që Serbia të hyjnë në këtë BE të reformuar”, ka deklaruar ambasadori.

I pyetur nëse Parisi do të mbështesë hapjen e kapitujve të rinj në muajn qershor për Serbinë, Mondoloni u përgjigj: “Ne duam të mbështesim hapjen e sa më shumë kapitujve.”

Serbia është shteti i parë në Ballkanin Perëndimor dhe deri më tani i vetmi, që merr mbështetjen e Parisit se nuk do të bllokohet në aspiratën për të qenë pjesë e Bashkimit Europian.

Të fundit