Flash News

KRYESORE

Franca vazhdon që të jetë e paralizuar nga grevat

Franca vazhdon që të jetë e paralizuar nga grevat

Në Francë nuk po ndalen grevat. Protestuesit janë kundër reformës së prezantuar nga presidenti Emmanuel Macron, pasi pretendojnë se do të punojnë më shumë, e paguhen më pak. Kjo ka bërë që të ketë mangësi në shërbimet shëndetësore e të transportit, e ka sjellë kaos.

Kjo konsiderohet si greva më e gjatë në 34 vitet e fundit në Francë, e ata që po e pësojnë më shumë janë qytetarët në qytetet e mëdha. Për më tepër që mangësi ka edhe në pastrimin e qyteteve, e sidomos në Paris, ku koshat e plehrave nuk janë mbledhur rregullisht.

Mosfunksionimi i trenave ka bërë që trafiku të bëhet i madh në kryeqytetin francez, e kjo ka sjellë bllokim të rrugëve. Ministria e Brendshme njoftoi se 16-19 % e mësuesve kanë hyrë në grevë ndërsa sipas sindikatave kjo është kryer në masën e 40-50 %. 75 % e francezëve kërkojnë tërheqjen e reformës ose kryerjen e ndryshimit mbi të.

Ditari politik

Të fundit