Flash News

KRYESORE

"France Football" shpall klubin më me influencë në botë

"France Football" shpall klubin më me influencë në

Revista e njohur franceze “France Football”, ka bërë një renditje të ekipeve europiane që kanë influencën më të madhe në botë, duke u mbështetur në disa kritere.

Renditja është bërë në bazë të titujve të fituar nga skuadra, çmimet individuale të lojtarëve, impakti botëror i klubit, aktiviteti dhe ndjekja në rrjetet sociale, të ardhurat financiare, shitja e fanellave, transferimet në merkato, vlerën në tregun global, numrin e futbollistëve kampion bote në skuadër dhe imazhin e tij.

Këto parametra janë përkthyer në pikë, ku klubi kryesues është Reali i Madridit me 184 pikë të grumbulluara.

Në vendin e dytë të klasifikimit të “France Football” renditet Barcelona, edhe kjo një fituese e madhe në Spanjë dhe arënën ndërkombëtare dhe aq më tepër që në skuadër ka një futbollis si Lionel Messi. Pas dy klubeve iberikë, pozicionin e tretë në këtë renditje e mban Manchester United.

Pesëshja e parë plotësohet me Bajernin e Mynihut dhe Liverpulin.

Mes klubeve italianë, vetëm Juventus ka një vend në dhjetë pozicionet e para, pikërisht në vendin e gjashtë.

Prestigji i “Zonjës së Vjetër” është rritur ndjeshëm që pas transferimit në verën e shkuar të Cristiano Ronaldos.

Renditja e plotë:

10.Arsenal - 88 pikë

9.Manchester City - 89 pikë

8.Chelsea - 91 pikë

7.PSG - 94 pikë

6.Juventus - 107 pikë

5.Liverpool - 120 pikë

4.Bayern Munchen - 135 pikë

3.Manchester United - 151 pikë

2.Barcelona - 177 pikë

1.Real Madrid - 184 pikë

Të fundit