Flash News

KRYESORE

Francë, Itali, Zvicër, Austri/ 10 skiatorë humbin jetën për shkak të orteqeve

Francë, Itali, Zvicër, Austri/ 10 skiatorë humbin jetën

Gjatë fundjavës që shkoi, 10 skiatorë kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër është shpallur i humbur në alpet italiane, franceze, zvicerane dhe austriake, ku ortekët kanë qenë të shumtë.

Bilanci më i rëndë është regjistruar në Valle D’Aosta, në veriperëndim të Italisë, ku pesë persona kanë humbur jetën dhe një prej tyre është zhdukur.

Ndërkohë në stacionin e Courmayeurit, tre turistë janë gjetur të ngrirë në borë. Në Bolzano, një djalë 18-vjeçar i zënë nga një ortek pranë kufirit italo-austriak, u gjet i aksfiksuar nën dëborë.

Viktima ka pasur edhe në Zvicër, ku një ortek iu kanë marrë jetën dy personave.

Të fundit