Francë/ Policia përdor gaz lotsjellës ndaj jelekverdhëve

Policia franceze përdori gaz lotsjellës ndaj jelekverdhëve që kishin dalë në sheshe për të protestuar.

Parisi ishte përfshirë nga masat e forta të sigurisë. Me mijëra policë u vendosën në disa nga pikat kryesore të qytetit, përfshirë bulevardin Champs Elysees, kullën Eifel dhe katedralen e Notre Dame-t.

Sipas agjencisë së lajmeve “Associated Press” të paktën 39 persona u arrestuan.

Protestat e të ashtuquajturve jelekët e verdhë nisën rreth 10 muaj më parë. Ato u zhvilluan në të gjithë vendin, por kryesisht në Paris me thirrje për ndryshime në politikat sociale dhe ekonomike të qeverisë.