Flash News

KRYESORE

Francezja i liron dhomën e gjumit çiftit shqiptar, vetë fle në divan: Janë të kërcënuar nga mafia

Francezja i liron dhomën e gjumit çiftit shqiptar, vetë fle

Të shumtë janë shqipatrët që janë larguar drejt Francës për një jetë më të mirë. Megjithatë të pakta janë shancet që shqiptarët të fitojnë azil në këtë shtet.

Disa prej tyre kanë gjetur mbështetje nga familjet franceze. Michèle Passas është njëra prej tyre. Ajo i ka liruar dhomën e saj të gjumit një çifti shqiptar dhe dhomën e miqve fëmijëve të tyre, duke fjetur vetë në divanin që mban në kuzhinë.

Gjesti i Passas është vlerësuar shumë nga francezët, si dhe ka ngjallur reagimin e mediave.

Ajo rrëfehet se ka bërë një veprim të tillë pasi familjes shqiptare i është rezufuar kërkesa për azil dhe duhet të kthehen në Shqipëri.

Çifti shqiptar që jeton në Gap të Francës, me dy fëmijë të moshës 8 dhe 10-vjeçare, kanë mbetur pa punë dhe pa azil të miratuar dhe dëbimi nuk është shumë larg.

Michèle Passas ka ndjerë keqardhje pasi është njohur me familjen shqiptare dhe ka vendosur të bëjë gjestin humanitar, duke u bërë ftesë edhe të tjerëve për ta ndihmuar familjen shqiptare.

Passas është pjesë e një shoqate humanitare në Francë, dhe tregon se arsyeja pse u ka liruar edhe gjomën e saj të gjumit është për t’u krijuar atyre pak intimitet me gjithë stresin që po përjetojnë.

“Dua që ata të kenë sado pak intimitet, që të mund të pushojnë, pasi ata janë shumë të stresuar”, thotë Passas.

Francezja tregon gjithashtu për mediat se çifti shqiptar fle nën ndriçimin e dritave pasi kanë frikë të vazhdueshme nga errësira, ngaqë ata janë të kërcënuar nga mafia shqiptare. Sipas saj, kjo është edhe arsyeja se pse çifti shqiptar ka bërë kërkesë për azil.

Të fundit