Flash News

KRYESORE

Freedom House për lirinë e shtypit: Pse u larguan nga puna drejtorët e Abc News dhe MAPO

Freedom House për lirinë e shtypit: Pse u larguan nga puna

Në raport shkruhet se janë pikërisht këto probleme strukturore të cilat nxitën gazetarët të krijojnë mediat e tyre online.  Nga një këndvështrim i përgjithshëm i sektorit mediatik në Shqipëri rezulton se në tregun mediatik shqiptar ka mbi 20 gazeta ditore, 71 radio stacione, 70 kanale televizive dhe 109 televizione kabllore,  pa përmendur shumë mediat online.

Më 22 maj, parlamenti i Shqipërisë miratoi ndryshime në Ligjin për Mediat Audiovizive, duke detyruar organet e medias që të ofronin kohë televizive falas gjatë fushatës zgjedhore.

Shoqata e Medias Elektronike kundërshtoi ndryshimet, duke argumentuar se dispozita ka shkelur kushtetutën, rregullat e pronës private dhe ka kundërshtuar Kodin Zgjedhor, i cili nuk ka përcaktuar mbulimin falas të fushatave politike në mediat private.

“Në relievin e medias shqiptare pavarësia editoriale vazhdoi të jetë e kufizuar, pasi pronarët e medias gjithnjë e më shumë vazhduan të përcaktojnë përmbajtjen”, theksohet në raport.

Sipas raportit, legjislacioni shqiptar mbeti i heshtur për të drejtat, liritë dhe përgjegjësitë e redaktorëve. Si shembuj përmendet fakti që kontratat e drejtorit të televizionit ABC News Armand Shkullaku dhe drejtorit të botimeve të MAPO-s, Alfred Lela nuk u ripërtërinë për shkak të politkës editoriale të pronarëve.

Në vitin 2017, pronarët e mediave vazhduan të përdorin biznesin e tyre për të shantazhuar ose për "të marrë me të mira" qeveritarët në këmbim të favoreve ekonomike. Kështu, më 30 mars parlamenti miratoi një ligj që siguroi 5 milionë euro (6.1 milionë dollarë) për mediat për të lehtësuar kalimin nga transmetimi analog në atë digjital.

Dy përfituesit kryesorë të këtij fondi ishin familjet Hoxha dhe Frangaj, të cilët zotërojnë dy kanalet kryesore televizive në Shqipëri, Top Channel dhe TV Klan.

Në vitin 2017, shumë gazetarë vazhduan të punonin për gazetat dhe televizionet pa kontratë, ndërsa shumica dërmuese e gazetarëve nuk morën në kohë pagat e tyre.

Gazetarët që punonin në mediat private kishin tendencën të kontrollonin linjën e pronarëve të tyre, ndërsa të punësuarit në radiotelevizionin publik RTSH mbajtën linjën e qeveisë.

Rama i vetëm në qeverisje, “plotfuqishmëria” vuloset me zgjedhjen e Arta Markut

Raporti i Freedom House për Shqipërinë: Tahiri, i lidhur me bandat e drogës; Meta, simboli i korrupsionit

Linku origjinal këtu

Të fundit