Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
FRESSH-in e “shqetëson” pamja e çadrës nga hapësira satelitore, letër Google-it që ta heqin
Për plot 90 ditë Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” e bllokoi nja çadër e madhe në të cilën u ngujua Partia Demokratike. Historinë nga fillimi në fund të saj e di sot i madh e i vogël, ndaj s’ka shumë nevojë për koment. Mirëpo, përpos kostove politike, ekonomike e sociale, çadra la edhe një njollë në imazhin e vendit në Google. Po të hysh në Google Maps, sheh që në Bulevard është akoma çadra. Kjo pasi nga fotografimet satelitore të Google që bëhen një herë në vit, nuk janë përditësuar. Kështu praktikisht do të duhet të presim një vit që Bulevardi të “zhbllokohet” në Google Maps. Pikërisht që kjo njollë të hiqet, FRESSH (Forumi Rinor Eurosocialist Shqiptar) i ka bërë një letër zyrtare Googelit që ta heqë nga bulevardi çadrën.
Më poshtë letra e plotë që kryetari i FRESSHit i ka dërguar Googleit në emër të forumit: 1600 Amphitheatre Parkëay Mountain Vieë, CA 94043 SHBA Tiranë, 24 Maj 2017
Të nderuar
Më lejoni që në emër të FRESSHit, organizatës rinore të Partisë Socialiste të Shqipërisë, të raportojmë një gabim dhe të sugjerojmë redaktimin përkatës në programin Google Maps për një nga pikat e referimit të Tiranës, kryeqytetit të vendit tim. Jemi njohur së fundmi me pamjen satelitore të bulevardit qendror të Tiranës, “Dëshmorët e Kombit”, e cila pasqyron gabimisht imazhin e një çadreje të pozicionuar ndërmjet godinës së Këshillit të Ministrave dhe asaj të Kuvendit. Është e vërtetë që në prag të zgjedhjeve parlamentare, mbështetësit e Partisë Demokratike në opozitë, organizuan një protestë 90ditore duke ngritur një çadër në bulevard dhe duke shpallur bojkotin e parlamentit për të ushtruar presion me kërkesën e tyre të çuditshme për krijimin e një qeverie teknike për mbikqyrjen e zgjedhjeve. Ndërkohë që, prej 18 majit, çadra u hoq duke çliruar kalimin dhe liruar bulevardin pasi presioni në rritje i diplomatëve të BEsë dhe SHBAsë ndaj Partisë Demokratike, ndihmoi që opozita t’i jepte fund bojkotit të zgjedhjeve të ardhshme të qershorit. Pas tre muajsh çrregullimi dhe çoroditjeje, bulevardi kryesor i Tiranës është sërish i lirë dhe i hapur që qytetarët e kryeqytetit, të cilët mund të kryejnë normalisht aktivitetet e tyre të përditshme jetësore. Do t’ju luteshim që të kishit mirësinë të përditësoni pamjen satelitore të bulevardit kryesore të Tiranës, “Dëshmorët e Kombit,” tashmë të çliruar nga imazhi i çadrës.
Sinqerisht, Eljo Hysko, Kryetar i FRESSH