Flash News

KRYESORE

Freudenberg qyteti unik që ka udhëtuar përmes historisë...

Një qytet që ka udhëtuar përmes historisë pa humbur elementët që e bëjnë atë autentik, në arkitekturë dhe në gjithçka që e karakterizon që nga ndërtimi i tij. Është Freudenberg qyteti mesjetar në Gjermani, me një sipërfaqe prej 52.5 km2, ku jetojnë 20000 banorë.

Mbase deri në këtë moment të përshkrimit të tij nuk ka asgjë të jashtëzakonshme, por ajo që e bën unik këtë qytet është lagjja e vjetër e tij që quhet “Alter Flecken”, e cila përbëhet nga 50 shtëpi të druri që nga pamja janë identike.

Ato datojnë që në fillimet e shekullit 17, kohë kur u rindërtuan pas rënies së një zjarri që kishte përfshirë asokohe gjithë ndërtesat. Është kjo lagje unike, klima e butë dhe natyra e jashtëzakonshme që e bëjnë këtë qytet aq shumë të dëshiruar nga turistët.

 

 

Të fundit