Flash News

KRYESORE

Frika dhe paniku ka mbërthyer Ohrin: 1200 tërmete për tre javë, 2 tërmete mbrëmë

Frika dhe paniku ka mbërthyer Ohrin: 1200 tërmete për tre

Një verë e pazakontë kjo për banorët e Ohrit. Nuk ka ndodhur kurrë më parë që brenda tre javësh të ketë 1200 tërmete. Më shumë tërmete, epiqendrat e të cilave vijnë nga rajoni epiqendror i Ohrit janë regjistruar natën e kaluar. Një pjesë prej tyre janë ndjerë në Ohër dhe rrethinë. Observatori sizmologjik në kuadër të Fakultetit matematiko-natyror në Shkup kumtoi se dy tërmete me magnitudë prej 3,3 ballëve sipas Rihterit janë regjistruar në orën 04:37 dhe në orën 04:39. Paraprakisht, në orën 04:16 ka pasur tërmet me fuqi prej 2,7 ballëve dhe në orën 02:12 me magnitudë prej 2,8 ballëve sipas Rihterit. Prej më 18 qershor deri më tani në rajonin e Ohrit janë regjistruar mbi 1.200 tërme.

Banorët e Ohrit, Strugës e fshatrave përreth, një pjesë janë larguar, sikurse edhe turistët e huaj. Disa prej tyre kanë anuluar pushimet, për shkak të situatës së paqëndryeshme nga tërmetet, prej të cilëve ndihen të rrezikuar. Tërmetet janë ndierë edhe në zonën e Pogradecit e Korçës.

 

Të fundit