Flash News

KRYESORE

“Frika e kryeministrit për arrestimin e Dakos, e detyroi të shkarkonte Fatmir Xhafajn”

“Frika e kryeministrit për arrestimin e Dakos, e detyroi të

Analisti Dritan Hila thotë se largimi i Fatmir Xhafajt si ministër i Brendshëm lidhet me aksionet e fundit të policisë kundër bandave kriminale.

Në një shkrim të publikuar te ‘Dritare’, Hila e lidh shkarkimin e Xhafajt me situatën e komplikuar dhe të vështirë ku ndodhet aktualisht kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako. Sipas Hilës, Rama u detyrua të shkarkojë Xhafajn nga frika e arrestimit të Dakos.

“Arrestimet e fundit, kishin mbledhur lakun në qafen e Vangjush Dakos. Bashkiaku i Durrësit tashmë nuk ka nevojë për dëshmi të tjera që është peng i krimit të organizuar në Durrës. Por ai është edhe padrinoja i PS-së në atë qark. Dako menaxhon rrjetet, tenderët dhe është nuni i shumë emërimeve në ndërmarrjet fitimprurëse të shtetit. Sa për shembull, drejtori i OSSHE, një gjigant me 250 milion euro buxhet investimesh, të cilat jepen sipas qejfit, është beniamin i Dakos dhe kandidati i mundshëm për Bashkinë e Durrësit. Kapja e përgjimeve të fundit, ku Dako vinte qershinë mbi tortë për lidhjet e tija me krimin, paniku që e kishte zënë bashkiakun e Durrësit, dhe frika e kryeministrit për arrestimin e beniaminit, e detyruan Ramën të shkarkonte ministrin e tij”, shprehet Hila.

Në fund, Dritan Hila shkruan: “Pasi shkarkimi i Fatmir Xhafajt (duhet të jesh profan të mendosh se Xhafaj ka dhënë dorëheqjen), është një shenjë jo e mirë, për ata që shpresonin se, policia vërtet nuk po merrej me gjoba parkimesh, por po godiste të fortët real të vendit.”

Ekskluzive/ Rama firmosi mëngjesin e sotëm shkarkimin e Fatmir Xhafajt

Të fundit