Flash News

KRYESORE

Frika e Monika Kryemadhit rezulton e vërtetë, çfarë deklaroi deputetja e LSI pak javë më parë për Edi Ramën

Frika e Monika Kryemadhit rezulton e vërtetë, çfarë

“Nuk kam qenë dakord fillimisht për koalicionin me Ramën, kam qenë skpetike. Sepse kam menduar që gjithmonë Rama nuk do t’i qëndronte shumë besnik atij në marrëveshje”.

Këto ishin fjalët e Monika Kryemadhit dy javë më parë në emisionin “Komiteti”, kur po komentonte koalicionin e LSI-së me PS-në e Edi Ramës.

Kryemadhi nuk e fshehu skepticizmin ndaj Ramës, por në fjalët e saj dukej gjithashtu se besonte që kjo frikë i përkiste të shkuarës.

“Nuk kam qenë dakord fillimisht për koalicionin me Ramën, kam qenë skpetike. Sepse kam menduar që gjithmonë Rama nuk do t’i qëndronte shumë besnik atij në marrëveshje, duke njohur karakterin e Ilirit dhe tipin e tij e kam menduar gjithmonë që ai i qëndron marrëveshjeve, dhe kjo është një nga vetitë më të ira që ai ka. Dhe gjithmonë kam qenë skeptike për sa i përket qëndrimeve të Ramës. Por sigurisht ajo ka qenë zgjedhje e Ilir Metës dhe unë nuk mund të ndërhyja. Dhe ishte dhe një vendim i kryesisë”, – ka deklaruar Monika Kryemadhi.

Por me marrëveshjen e arritur dje mes PS dhe PD, u vërtetua se Kryemadhi kishte të drejtë në frikën e saj. LSI është jashtë loje, tashmë Rama mund të kryejë ndryshimet Kushtetuese dhe të Kodit Zgjedhor pa qenë e nevojshme të kërkojë votat e LSI, pasi ka ato të PD-së.

Koalicioni me PS, Kryemadhi pranon skepticizmin: Mendoja se Rama nuk do i qëndronte besnik Ilirit

Të fundit